Transmetuar më 29-06-2014, 13:52

Ekzistojnë një sërë mënyrash për të zhdukur pikat e zeza në fytyrë, por asnjëra prej tyre nuk është zgjidhje përfundimtare.

Një mënyrë fare praktike për ti dhënë zgjidhje këtij problemi është nëpërmjet dy produkteve natyrale që gjenden lehtësisht, mjalti dhe kanella.

Mjalti ka veti antibakteriale, ndërsa kanella stimulon qarkullimin si dhe ndihmon për të pasur një lëkurë të lëmuar.

Përzjeni një lugë mjaltë dhe një lugë kanellë në formë pluhuri, deri sa të përftohet një masë homogjene. Këtë masë aplikojeni në fytyrë dhe veçanërisht në zonën ku keni pika të zeza. Lëreni këtë masë të veprojë nga 5 deri në 10 minuta dhe më tej pastrojeni me ujë të bollshëm./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit