Transmetuar më 29-06-2014, 13:52




Një aksident rrugor ndodhi sot në mesditë në Tiranë duke shkaktuar plagosjen e një të riu.
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Librit Universitar. Pamjet që shikoni në fotot që ju sjell noa.al, tregojnë pasojat e aksidentit.
Një person që ka qenë duke lëvizur me motor është përfshirë në aksident duke pësuar plagë në trup. Motori është shkatërruar plotësisht.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetimet e rastit kurse i plagosuri, ende i paidentifikuar është dërguar në spital për ndërhyrje mjekësore. /l.v/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





