Transmetuar më 29-06-2014, 11:19

Shqetësimet e anemisë janë të shumta, por shpesh mund të ndodh që ato të nënvlerësohen. Sipas mjekëve është mirë që të tregohet kujdes ndaj mungesës së hekurit, acidit folik dhe vitaminës B12.

Ndiheni të lodhur– Ndjesia e lodhjes dhe humbja e papritur e imunitetit dhe energjive, mund të jetë e lidhur me simptomat e anemisë. Disa persona mund të ndihen të përgjumur pavarësisht se mund të kenë pushuar normalisht. Një simptomë e tillë mund të lidhet me shqetësimet e shkaktuara nga anemia.

Takikardia– Një tjetër simptomë që lidhet me aneminë është takikardia, e cila bën që ritmi i zemrës të jetë më i shpejtë. Në rast se rrahjet e zemrës bëhen të shpeshta pa kryer aktivitet fizik apo sforcon më të vogël, gjëja më e mirë që mund të bëni është që ti drejtoheni mjekut.

Thonj dhe flokë delikatë– Anemia mund të bëjë që të keni flokë dhe thonj delikatë. Tregoni kujdes veçanërisht nëse thonjtë tuaj thyhen dhe nëse flokët shfaqen të çekuilibruar dhe bien.

Tharja e gojës– Ndër simptomat e anemisë është edhe tharja e gojës, gjë që vjen kryesisht prej mungesës së hekurit. Në këto raste mjeku mund të ndryshojë regjimin tuaj ushqimor.

Vështirësi në frymëmarrje– Vështirësitë në frymëmarrje mund të demonstrojnë një simptomë të qartë të mungesës së hekurit veçanërisht te fëmijët. Mungesa e hekurit lidhet ngushtësisht me vështirësitë për të mësuar dhe për tu sjellë. Sipas ekspertëve 3% e fëmijëve më të vegjël se dy vjeç, rrezikojnë që të jenë të prekur nga mungesa e hekurit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit