
Pogradec, 29 qershor 2014, NOA.al- Dy djem nga qyteti i Pogradecit kanë përfunduar në prangat e policisë të akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.
Të ndaluarit janë Armando Hysenllari 28 vjeç, me banim në lagjen nr.8 të Korçës dhe Erion Biraçi 31 vjeç, me banim në lagjen “Ali Demi” Tiranë, të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kryer disa vjedhje në qytetin e Pogradecit.
Nga ana e policisë është dokumentuar se në datën 14 qershor në Pogradec, dy të rinjtë kanë vjedhur dyqanin parukeri të shtetases M.B., ku kanë marrë sende me vlerë 100 000 lekë.
Po më 14 qershor në Pogradec kanë vjedhur sallën e internetit të shtetasit A.E., ku kanë marrë 11 njësi qendrore kompjuterike së bashku me aksesorët.
Më 21 qershor në Pogradec, kanë vjedhur dyqanin për riparim dhe tregetim celularësh të shtetasit G. F., ku kanë marrë reth 60 aparate celularësh.
Nga ana e uniformave blu u bë kapja dhe bllokimi në cilësinë e provës materjale i dhjetë kompjutrave, disa aparateve celulare dhe një pjesë të veglave të punës të vjedhura në parukeri./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





