

Mund të duket e pabesueshme, por edhe ngrënia e ëmbëlsirave mund të na dobësojë. Një studim izraelit i Universitetit të Tel Aviv, bazuar në 193 persona në moshë madhore dhe obezë, ka arritur që të tregojë se ngrënia e ëmbëlsirave në mëngjes, është një mënyrë shumë e mirë për tu dobësuar.
Pas pushimit gjatë natës organizmi ynë ka nevojë për një dozë të mirë energjie për të përballuar ditën. Kështu ngrënia e ëmbëlsirave në mëngjes nuk rrezikon aspak linjat tona, por natyrisht pas kësaj nuk duhet tepruar me ushqimin.
Një zgjedhje e mirë do të ishte ngrënia e një fete bukë me marmalatë ose reçel, një kroasant, çokokrem etj. Këshillohen edhe ëmbëlsirat që kanë si përbërës karrotat ose kosin, si dhe tiramisu./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





