Transmetuar më 28-06-2014, 21:30

Dhëmbët janë një prej pjesëve më të rëndësishme në trupin e njeriut, qoftë për arsye shëndetësore, edhe për arsye estetike.

Por si mund ti bëjmë të bardhë, pa shkuar te doktori, por nëpërmjet ushqimeve. Në një intervistë për Mail Online, dentisti i famshëm amerikan Harold Katz tregon disa nga ushqimet që kanë efekt zbardhues.

Mund të duket e çuditshme, por çokollata e zezë luan rol të rëndësishëm në këtë drejtim, për forcimin e zmaltit të dhëmbëve dhe për ti mbrojtur nga njollat.

Edhe çaji jeshil ka efekt të rëndësishëm për zbardhjen e dhëmbëve, përveçse i bënë mirë shëndetit. Ky çaj i mbron dhëmbët nga njollat, parandalon formimin e baktereve përreth gojës, si dhe ndihmon trupin dhe lëkurën të mbeten të hidratuar.

Luleshtrydhet mund të gjenden lehtësisht dhe përveçse janë të shijshme, ndihmojnë për zhdukjen e njollave të verdha nga dhëmbët dhe për njollat. Edhe dardhët janë mjaft të mira për të pasur dhëmbë të bardhë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit