Transmetuar më 28-06-2014, 21:11

Sa më shumë të lëvizet, aq më mirë është. Ecja ose vrapimi, ka një sërë dobish për zemrën thuajse njëlloj si gjumi, pasi redukton problemet kardiovaskulare, hipertensionin, kolesterolin dhe diabetin.

Studimi amerikan i NIH/National Heart, Lung, and Blood Institute i drejtuar nga Paul Williams, u publikua në revistën shkencore “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology”.

Bëhet fjalë për të parin studim që ballafaqon dy aktivitete me intensitet të ndryshme, ecjen dhe vrapin, të cilat përfshijnë një grup muskujsh dhe të njëjtat pjesë të trupit.

Studiuesit vunë përballë dy grupe, 33 mijë persona që ecnin dhe rreth 15 mijë persona që kishin si zakon vrapin.

U vu re se pavarësisht nivelit të ndryshëm të djegies së kalorive, vrapi dhe ecja kanë të njëjtin efekt në reduktimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, tensionit dhe kolesterolit të lartë. Me pak fjalë sa më shumë kilometra të ecet apo vrapohet, aq më mirë është./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit