Transmetuar më 28-06-2014, 19:50

Ëndrrat ndihmojnë për të kujtuar më mirë. Nëse për katër netë rresht nuk shikojmë ëndrra, truri ynë dëmtohet dhe nuk është në gjendje që ti mbajë mend gjatë informacionet.
Është ky zbulimi i një studimi amerikan i publikuar në revistën “Sleep”, ku thuhet se mjaftojnë katër netë pa ëndrra, për të reduktuar aftësinë e pjesës së trurit që arkivon kujtimet afatgjata.
“Studime të ndryshme kanë treguar se si gjumi ndihmon në aktivitetin e trurit, por studimi ynë zbuloi se mungesa e ëndrrave për disa ditë mund të shkaktojë dëmtime në arkivimin e informacioneve të rëndësishme”, thanë drejtuesit e studimit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





