Transmetuar më 28-06-2014, 16:03

Shkodër, 28 qershor 2014, NOA.al- Një femër ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës e akuzuar për vjedhje.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se 34 vjeçarja Genciana Koçeku me banim në Shkodër, është arrestuar nga efektivët e policisë, pasi ka vjedhur një sasi mallrash me vlerë 25 mijë lekë të vjetra në një supermarket në qytetin e Shkodrës.

Lidhur me këtë rast bënë kallëzim shitëset e supermarketit, të cilat e panë gruan duke vjedhur dhe duke u larguar.

Ngjarja në fjalë është vërtetuar dhe nga kamerat e sigurisë të instaluara në supermarket.

Gjatë shoqërimit në polici Koçeku ka thënë se i ka vjedhur ushqimet, pasi nuk kishte para për ti blerë dhe për t’iu dhënë familjarëve dhe fëmijëve të saj për të ngrënë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit