Transmetuar më 28-06-2014, 14:37

Tiranë, 28 qershor 2014, NOA.al- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në kilometrin e tretë të autostradës Tiranë- Durrës.
Si pasojë e përplasjes së ndodhur rreth orës 14.30 të mesditës së sotme dy prej automjeteve janë përmbysur, ndërsa e treta ka pësuar dëmtime.
Nuk dihen ende detajet e ngjarjes, ndërsa vijon puna për identifikimin e të lënduarve dhe personave të përfshirë në aksident. Njëra prej makinave të aksidentuara mban targat AA848IA dhe tjetra TR5368H./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





