Transmetuar më 28-06-2014, 13:01

Avokati i Popullit, Igli Totozani është zgjedhur President i organizatës ndërkombëtare të Avokatëve të Popullit të Mesdheut, me vota unanime.

Ditën e djeshme, më 27 qershor 2014, Totozani u zgjodh President i kësaj organizate. Gjatë kësaj mbledhjeje u zgjodhën Këshilli Administrativ dhe Byroja e re. Sekretar i Përgjithshëm i kësaj organizate u zgjodh Avokati i Popullit të Republikës Franceze. Shoqata dhe anëtarët e saj janë të përkushtuar në promovimin e mbrojtjes së demokracisë, sundimit të ligjit, paqes sociale në hapësirën e Mesdheut, respektimin e dokumenteve ndërkombëtare zyrtare të të Drejtave të Njeriut, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut si dhe deklaratën e Rabatit si dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucione dhe organizata të tjera, të cilat synojnë promovimin dhe mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Në krye të kësaj shoqate, para zgjedhjes së Totozanit ka qen Ombudsmani i Mbretërisë së Marokut, Zoti Abdelasis Besancour. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit