
Buzët janë një nga pjesët më seksuale të femrave dhe gjithmonë e më shumë po i nënshtrohen ndërhyrjeve estetike, e veçanërisht në kulturën tonë, ku buzët e trasha cilësohen si më seksi.
Nëse nuk doni të keni buzë mishtore dhe më të trasha, por nuk ju pëlqen t’i nënshtroheni kirurgjisë estetike, më poshtë po ju paraqesim disa truke nëpërmjet të cilave, buzët tuaja do të duken ashtu siç ju dëshironi.
Hidratimi- Është e rëndësishme që të kemi të hidratuar të gjithë trupin dhe buzët nuk përbëjnë përjashtim. Blini një zbutës të mirë që t’jua mbajë të hidratuara dhe të lagështa, në mënyrë që të duken mishtore dhe joshëse.
Scrubi- Është i rëndësishëm, pasi ndihmon në largimin e lëkurave të vdekura, të cilat krijohen shpesh tek buzët. Këshillohet që pas këtij trajtimi, ti masazhoni me vaj ulliri, për t’i hidratuar dhe ushqyer.
Në fund vendosni një shkëlqyes. Ngjyrat e forta dhe të errëta i bëjnë buzët të duken më fine. Në përditshmëri këshillohet përdorimi i ngjyrave të hapura. Bëni mirë që të vendosni një laps në buzët tuaja, pasi t’i keni bërë ato me pak pudër bebesh, për të qëndruar ngjyra dhe pasi ta keni shumuar mirë atë, vendosni lehtë një shkëlqyes./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





