
Të gjithëve na pëlqen të puthim dhe të na puthim pasi kënaqësia që ne marrim në momente të tilla, e veçanërisht nëse puthjet na vijnë nga persona që kemi për zemër dhe në momentet e duhura, ndihemi si në qiellin e shtatë. Ju mund të jeni shumë të zotët në dhënien e puthjeve, por disa nga “vetitë” e tyre, nëse mund t’i quajmë kështu, me siguri që nuk ua keni idenë fare. Ju këshillojmë t’i lexoni. 1. 2/3 e njerëzve, kur puthin e përkulin kokën nga e djathta.
2. Ajo që në të gjithë botën quhet "puthje alla franceze", në Francë quhet "Galocher".
3. Sipas një studimi, në SHBA mesatarja e puthjes së parë është në moshën 15-vjeçare. Kurse në Indi, 19.
4. Mesatarja më e vogël e moshës kur jepet puthja e parë është 13 vjeç dhe i takon shtetit të Brazilit.
5. Rekordi i puthjes më të gjatë të botës është 58 orë, 35 minuta dhe 58 sekonda.
6. Muskuli që na lejon të çojmë buzët përpara quhet muskuli orbikolar i gojës.
7. Sa herë që puthim na shtohet frekuenca kardiake, gjë që sjell një fluks më të madh të gjakut në tru.
8. Sipas një tjetër studimi, njerëzit kanë tendencë të kujtojnë më në mënyrë të detajuar puthjen e parë sesa herën e parë në shtrat.
9. Shkenca që studion puthjen quhet filemtaologji.
10. Gratë janë natyralisht të tërhequra nga njerëzit me sistem imunitar të ndryshëm, gjë që mund të "identifikohet" në mënyrë të pavetëdijshme nga aroma e personit tjetër. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





