
Princeshat e Disney-t janë bërë protagoniste të një fushate shok kundër abuzimeve seksuale dhe incestit. Në posterë të ndryshëm, Bukuroshja e Fjetur, Sirena Ariel, Jasmina e Aladinir etj shndërrohen në viktima të agresioneve seksuale, duke u puthur forcërisht nga baballarët e tyre.
Kjo iniciativë është ndërmarrë nga artisti anonim “Saint Hoax”. Pranë pamjeve kujtohet se 46% e të miturave të cilat kanë pësuar abuzim seksual janë viktima të familjarëve të tyre dhe se nuk është kurrë vonë të denoncosh abuzimet.
Sipa medieve, ideja i erdhi artistit i cili punon në Lindjen e Mesme, pasi një mike i kishte rrëfyer se ishte përdhunuar nga i ati në moshën 7 vjeçare. “Asaj iu deshën plotë 14 vite që të rrëfente eksperiencën traumatike dhe të gjente guximin ta ndante atë me të tjerët”, ka thënë artisti. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





