
Tiranë, NOA.al -Sipas MeteoAlb, dita e shtunë do të sjellë përmirësim të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese, kryesisht në zonat e ulëta, por herë pas here do të ketë edhe vranësira në zonat malore.
Po ashtu edhe pjesa e dytë do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominuese në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të herë pas hershme.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por mesidita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë.
Europa
Vendet perëndimore dhe veriperëndimore do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe shirave. Më të dendur shirat paraqiten në Britani. Po ashtu vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese në Europën Qendrore dhe Veriore, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Europës do të jetë në ndikimin e motit të kthjelltë dhe temperaturave të larta. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





