Transmetuar më 28-06-2014, 07:51

Sipas Google, e ardhmja ka shumë forma dhe një sistem të vetëm që do të jetë ai Android. Sistemi i “hapur” i cili prej kohësh po përdoret në telefonat inteligjentë dhe do të jetë praktikisht në të gjitha anët e globit, duke nisur nga makinat që do të “flasin” e deri tek orët teknologjike që do të tregojnë se sa minuta kemi nevojë në ditë për aktivitet fizik.

Kështu, kompania gjigante Google do të krijojë tabletin me sensorë 3D, i cili do të mbërrijë në duart e konsumatorëve jo pas 10 vitesh apo më shumë, por pikërisht vitin e ardhshëm. Telefoni i cili do ta drejtojë, do të jetë i ngjashëm me një “Lego”. Ky është një nga elementet e revolucionit dixhital që mban firmën e Google dhe është bërë i ditur në konferencën botërore për zhvillim e mbajtur në San Fancisco.

Projekti Tango

Në ditën e dytë të kësaj konference nuk munguan edhe të rejat interesante. “Project Tango” ishte ndër më interesantët, i cili edhe pse eksperimental dhe në fazë të papërfunduar, duke sjellë për herë të parë risinë mbi tabletat me sensorë 3D është pëlqyer së tepërmi nga të gjithë.

Ky projekt do të jetë në gjendje të bëjë realitet krijimin e hartave tre dimensionale në ambientet rrethuese, me 250 mijë imazhe në sekondë si dhe të axhornojë pozicionin e vet në kohë reale. Mes aplikacioneve të mundshme do të jenë lojëra dhe “navigimi indor”, i cili do të shërbejë më së shumti për personat me aftësi të kufizuara, duke qenë se do të jetë në gjendje të mase vende dhe hapësira të brendshme, për të lëvizur më mirë./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit