Transmetuar më 28-06-2014, 01:16

Sacramento, 28 qershor 2014 NOA-  Alysia Montano ka arritur e fundit në garën e 800 metrave në Trials, SHBA, por ishte e lumtur gjithsesi. 28 vjeç, ajo është në javën e 34 të shtatzënisë, por “pesha e ëmbël” nuk e ka penguar atë të vrapojë, edhe pse me një kohë prej 2’32 .13, gati 35 sekonda mbi rekordin e saj personal. Montano, e cila ka fituar pesë tituj kombëtarë vrapoi vetëm pasi ka marrë miratimin nga mjekët.

k.a./noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit