Transmetuar më 27-06-2014, 15:00

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 28 qershor 2014 që NOA.al sjell për ju. Pozicionimi i planetëve do të bëjë që ju të keni një ditë të qetë. Do të rritni vetëbesimin dhe vendosmërinë. Në pjesën e dytë të ditës do ta keni të vështirë të arrini kompromisin. Shmangni konfliktet.

Dashi

Është ditë e mirë dhe këshillohet të kaloni sa më shumë kohë me familjarët. Mund të hapni zemrën me prindërit apo partnerin, duke shijuar njëkohësisht bisedën me ta. Gjithsesi, gjërat nuk do të jenë dhe aq mirë me të afërmit tuaj.

Demi

Kujtimet e së shkuarës do të jenë të rëndësishme për ju gjatë kësaj dite. Ato mund të ndikojnë në planet tuaja të të ardhmes. Do të ndjeni se bashkëpunimi me disa miq nuk ka qenë dhe aq i frytshëm sa pritnit.

Binjakët

Nuk duhet të ndaleni dhe dorëzoheni përballë çdo vështirësie. Mund të arrini diçka që është jashtë planifikimeve dhe parashikimeve tuaja, nëse këmbëngulni. Mos u bazoni vetëm tek eksperienca juaj. Por edhe tek intuita.

Gaforrja

Është momenti më i përshtatshëm që të nisni një regjim të mirë ditor ose t’i kushtoheni mësimeve. Këshillohet të mësoni disa metoda meditimi ose të nisni realizimin e një ëndrre.

Luani

Është ditë e mirë për bisedime private, korrespodencë të largët, mbledhje në familje apo në punë. Bëni sa më shumë pyetje nëse doni të mësoni në lidhje me disa sekrete që ju fshehin. Mund të merrni përgjigje për diçka që ju mundon prej kohësh.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do të përjetoni një dialog të vjetër. Mund të vraponi drejt një partneri të vjetër. Jepni këshilla nëse jua kërkojnë dhe mos u tregoni të kursyer. Nëse ju kërkohet të vërtetoni me vepra ato që keni thënë, gjeni mënyrën të mos i bëni dhe tu shmangeni.

Peshorja

Mirëqenia juaj fizike do të varet nga aftësia juaj për të balancuar gjendjen emocionale. Atmosfera mendohet të jetë e qetë gjatë kësaj dite. Nuk do të doni të ziheni me të tjerët dhe do të përjetoni një situatë të qetë sentimentale.

Akrepi

Ndjenjat dhe mendimet tuaja do të jenë në perfeksion gjatë kësaj dite. Nëse nuk doni të krijoni situata stresuese dhe konfliktuale, dëgjoni deri në fund mendimet e të tjerëve dhe më pas veproni. Kështu do të shmangni edhe rreziqet që ju kanosen.

Shigjetari

Sot do të keni mundësinë të merrni vesh disa të vërteta të cilat kanë kaluar pa u treguar nga brezi në brez. Në këto kushte do të mësoni të vlerësoni familjarët tuaj dhe këshillat e tyre. Mos u acaroni për detajet e parëndësishme që mund t’ju shfaqen gjatë një diskutimi.

Bricjapi

Bashkëbiseduesit tuaj do t’ju bëjnë shumë përshtypje, veçanërisht nëse ata dot ë jenë të lënduar nga personat që ju rrethojnë. Mos i ndaloni ata në shprehjen e mendimeve, por as mos i kritikoni. Do të jeni një dëgjues shumë i mirë dhe do tu jepni drejtim disa situatave të vështira në dukje.

Ujori

Puna juaj nuk do të jetë e lidhur domosdoshmërisht me pjesën intelektuale dhe të inteligjencës. Është koha e duhur që të eksperimentoni në fusha të ndryshme. Mund të zbuloni disa gabime tuaja të bëra në të shkuarën dhe të përpiqeni t’i korrigjoni ato.

Peshqit

Do të jetë një ditë shuam e mirë për aktivitetet në familje. Do të trajtoheni më së miri dhe do të ndieni ngrohtësinë e atyre që ju rrethojnë, duke mos e vënë re mungesën e gjendjes së mirë ekonomike. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit