


Shkencëtarët në Institute for Social Research, të Universitetit të Michiganit (SHBA), kanë mbërritur në përfundimin se përzierja e alkoolit dhe pijeve energjike rrezikon seriozisht shëndetin e personave, e veçanërisht të të rinjve.
Rezultatet kërkimore u publikuan tek një studim në Journal of Adolescent Health. "Ne zbuluam se studentët ishin të prirur drejt përdorimit të përzierjeve të krijuara nga alkooli dhe pijet energjike. Ata mund të intoksikohen nga këto pije dhe pasojat negative në disa raste mund të jenë edhe fatale”, u shpreh Megan Patrick, asistent profesore dhe bashkautore e studimit.
Sipas studimit, studentët që përdorin këto kombinime, duhet të shmangin patjetër përdorimin e kafeinës më pas. Të dhënat kërkimore evidentuan se alkooli bën që të rritet përqindja e tij në gjak, ndërsa pija energjike efekte stimuluese që i bën njerëzit të ndihen më pak të dehur seç janë në të vërtetë.
“Kjo mund të ketë një ndikim të madh në shëndet duke qenë se personat nuk e kuptojnë rrezikshmërinë e gjendjes së tyre”, u shpreh më tej Patrick./a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





