Transmetuar më 27-06-2014, 08:32

Tashmë nuk ka më asnjë rrezik për Seleçao, qetësia e të cilit do të tronditej nga edicioni i qershorit të revistës “Playboy”, e cila do të çelej me titullin: “Zeshkania që magjepsi Neymarin”.

Gjykata Civile në San Paolo bdaloi publikimin dhe nxjerrjen në treg të të gjitha revistave me këtë titull, të botuara nga Playboy. Gjithçka erdhi si pasojë e ankimit dhe komentimit të numrit 10, i cili është shprehur në lidhje me marrëdhënien e tij me Particia Jardane se janë gënjeshtra dhe asnjë gjë nga ato që thuhet aty nuk është e vërtetë mbi jetën e tij personale.

Koka dhe e gjithë vëmendja e talentit të Barcelonës tashmë është e gjitha e kthyer dhe e përqendruar në ndeshjet e Botërorit, në të cilat po lufton me gjithë aftësitë e tij për tu ngjitur sa më lart në kategori./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit