
Shkodër, 26 Qershor 2014 NOA.al – Një burrë në moshë të re, gjeti vdekjen para pak minutash pasi u mbyt në liqenin e Shkodrës, në rrethana për momentin jo shumë të qarta.
Viktima është Luan Dekolli, 45 vjeç, lindur e banues në Shkodër, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.
I ndjeri ishte peshkatar. Edhe sot ai kishte dalë në liqenin e Shkodrës për të peshkuar, por fundi ka qenë i dhimbshëm dhe fatal. Në një moment, ai ka rënë në ujin e liqenit dhe nuk ka dalë më i gjallë që andej.
Personat që e gjetën të mbytur njoftuan policinë dhe kjo e fundit konfirmoi vdekjen e Luan Dekollit në liqen. Hetime e para flasin për mbytje aksidentale të të ndjerit. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





