
Një burrë, i cili pretendon se ka pronësinë e hënës, ka deklaruar se ka fituar mbi 11 milionë dollarë duke shitur disa nga pronat e tij. 66 vjeçari Dennis Hope nga San Francisco në Kaliforni shfrytëzoi një traktat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1967, i cili pretendon pronësinë e hënës.
Ai shpreson që hëna të mund të popullohet së shpejti dhe në të të ndërtohen bare dhe restorante. Ai mendon të vendosë taksa mbi të gjithë ata që do të përfitojnë dhe do të zbulojnë pasuri minerale.
Sipas tij, mjaft aktorë të Hollywood si Tom Hanks, Tom Cruise dhe Clint Eastwood kanë blerë tokat e tij. Hope ka krijuar shtetin e vet në hënë që prej vitit 2004 në të cilin ka ligje dhe kushtetutë. Çdokush që bën blerje merrnjë certifikatë pronësie mbi tokën dhe ka të drejtën e votimit, në rast zgjedhjesh. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





