Transmetuar më 26-06-2014, 18:01

Kompania holandeze E-Njoint BV ka krijuar cigaren e parë elektrike me marijuanë. Kjo cigare do të shitet në të gjithë Europën me rastet e festive, në ambiente me muzikë, bare e klube.

Kjo cigare nuk përmban nikotinë apo lëndë të tjera të dëmshme, gjë që e bën atë të lejueshme në përdorim. Ajo ka përbërës natyrorë 100 % biologjikë dhe nxjerr shtëllunga të ngjashme me tymin, por që në realitet nuk janë gjë tjetër veç se avuj uji.

Përveç shijes së marijuëns, kjo kompani sjell cigaren elektrike edhe me shije shalqiri, molle, qershie etj. Ajo do të kushtojë më shumë se 7 dollarë copa, por nëse do të doni ta blini me gjithë impjantin e karkikimit, çmimi do të jetë edhe më I lartë se 300 dollarë. Nuk dihet ende reagimi i qeverisë në lidhje me këtë produkt. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit