Transmetuar më 26-06-2014, 14:02

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, deri në mesditë zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta ndërsa në zonat malore veriore vranësirat do të gjenerojnë shira të dobët.

Edhe pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominuese në ultësirën perëndimore por e gjithë zona malore verilindore do të ketë vranësira dhe rrebeshe shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes por mesdita nuk parashikon ndryshim të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësine 33 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 2 ballë.

Europa

Kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik nga ishujt britanike drejt Europës Qendrore do të kushtëzojë në këto rajone mot të paqëndrueshëm. Konkretisht me vranësira dhe shira do të paraqiten Mbretëria e Bashkuar, Europa qendrore dhe një pjesë e Europës veriore. Gjithashtu vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese në rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit, si pasojë e  prezencës së një qendre me presion të ulët atmosferik në këto rajone.

Ndërsa, prezenca e një qendre anticiklonare do të kushtëzojë në jugperëndim të kontinentit, rajonin e Balltikut dhe Europen verilindore, mot kryesisht të kthjellët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit