
Kallot në këmbë janë një shqetësim i vërtetë për shumë persona, qoftë për shkak të ecjes së tepërt, por edhe prej shtrëngimit të këpucëve. Për të shpëtuar prej kallove, ekzistojnë tre zgjidhje natyrale të cilat mund ti përdorni lehtësisht pa shkuar në qendër estetike.
-Futni një fetë bukë në një enë me uthull molle, deri sa ajo të jetë zbutur e gjitha, më tej vendoseni në pjesën e këmbës ku keni kallo dhe lëreni të veprojë gjatë, duke e lidhur me një fasho përreth këmbës.
-Në një enë përjeni dy lugë lëng limoni dhe dy lugë vaj ulliri, shtoni dhe pak sodë deri sa të bëhet një masë kremoze. Aplikojeni këtë masë në zonën ku keni problem dhe fashojeni atë. Vaji dhe limoni e zbusin kallon, ndërsa soda nxjerr pjesën e thatë.
-Kripa e zezë kokërr madhe është zgjidhje kundër kallove. Hidhni tre lugë kripë në një enë me ujë të ngrohtë dhe futni këmbët brenda për 20 minuta. Më tej pasi lëkura të jetë zbutur, pjesën e kallos fërkojeni me një limë për këmbët./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





