
Tiranë, 26 qershor 2014, NOA.al- Kuvendi po zhvillon punimet e seancës së radhës parlamentare, ku qysh në çelje të saj u përshëndet vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Kryeparlamenyari Ilir Meta, vlerësoi dhe falenderoi vendet e BE për mbështetjen e dhënë për statusin, ashtu sikundër edhe punën e qeverisë.
Gjatë punimeve u vu re mungesa e deputetëve të opozitës, të cilët ashtu siç deklaruan pak ditë më parë bojkotojnë punimet, pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar 10 ditë ish Kryeministrin Sali Berisha.
Në fjalimet e rastit të mbajtura në Kuvend deputetët socialistë Arta Dade, Taulant Balla dhe deputeti i PDIU Dashamir Tahiri etj., përshëndetën vendimin për statusin, duke e vlerësuar si të rëndësishëm për imazhin e vendit.
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 19.06.2014.
2. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8872, datë 29.03.2002 “Për
arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.
3. Projektligji “Për Autoritetet dhe Pushtetet e Drejtimit e të Komandimit të
Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”
4. Projektligji “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”.
5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8488, datë 13.5.1999 “Për mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara” të ndryshuar””.
6. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 22/2014 “Për dhënie amnistie”.
7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen e
të Dhënave Personale”
8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit” .
9. Projektvendim “Për shqyrtimin me prcedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për
ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave
të Republikës së Shqipërisë,që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe i
përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Unikredit Bank Austria AG, për
financimin e projektit “Shëndetësia elektronike në Shqipëri – Regjistri
mbarëkombëtar i shëndetësisë elektronike”.
10. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr.58/2013 “Për ngritjen e nënkomisionit “Për të drejtat e njeriut”, në përbërje të komisionit të përhershëm parlamentar për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





