Transmetuar më 26-06-2014, 11:10

Lëngjet e frutave duhet të përdoren në mënyrë të moderuar në tavolinë pasi janë të dëmshme, veçanërisht për fëmijët.

Alarmi vjen nga Britania e Madhe ku ekspertët e qeverisë akuzojnë lëngjet e frutave për obezitetin e fëmijëve, duke shkaktuar diabet të tipit 2 si dhe disa sëmundje kardiake.

Sipas tyre është e domosdoshme që fëmijët të mësohen të pinë ujë, ose maksimumi qumësht gjatë vakteve. Pirja e lëngjeve rrit me 40% praninë e sheqerit në organizëm, krahasuar me normalen.

Britaniku Tom Sanders ka publikuar një artikull në revistën “The Lancet”, ku paralajmëron familjet që të përdorin vetëm ujë për fëmijët e tyre, pasi lëngjet janë të rrezikshme./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit