
Vlorë, 26 qershor 2014, NOA.al- 405 bimë narkotike e llojit kanabis sativa u zbulua dhe asgjësua gjatë një operacioni të policisë së Vlorës.
Në pjesën veri-lindore të malit të Kamenicës buzë lumit Vjosë u zbuluan dhe asgjësuan 200 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në një parcelë të vetme. Lënda narkotike kishte një lartësi deri në 60 cm.
Në vijim në fshatin Penkovë të komunës Vllahinë në një zonë të pyllëzuar me pisha u gjetën dy parcela me 100 rrënjë bimë narkotike të kultivuara me një lartësi deri në 60 cm. Nga ana e policisë u bë dokumentimi ligjor dhe asgjësimi me djegie i lëndës narkotike.
Në kuadër të operacionit kundër kultivimit të bimëve narkotike nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 81 vjeçaren Zenepe Meminaj, banuese në fshatin Trevllazër, komuna Novoselë.
Procedimi penal ndaj saj filloi pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjetën të kultivuara 80 rrënjë bimë të ngjashme me atë të llojit kanabis sativa.
Një tjetër e ndaluar është 62 vjeçarja Fatime Meminaj, me banim në fshatin Hadëraj në Vlorë. Arrestimi i saj u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjetën 25 rrënjë bime narkotike të ngjashme me atë të llojit kanabis sativa të kultivuara./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





