
Pogradec, 26 qershor 2014, NOA.al- Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Pogradecit, në kuadër të operacionit të koduar “Enkelana 3”.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se të ndaluarit janë Prokop Pilinçi, 24 vjeç dhe Erlin Mahmutllari 19 vjeç, që të dy nga Pogradeci.
Të sipërpërmendurit u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin u kapën në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike në një garazh në lagjen nr. 1, garazh në pronësi të Prokop Pilinçit.
Gjithashtu në cilësinë e provës u sekuestruan 26 doza me lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, me peshë 68.2 gramë, tre copë fishekë model 56, kalibri 7.62 mm, një automjet “Mercedes Benz” 500, me targa KR7215A dhe një motor sportiv Honda, pa targa.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorise për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja e municionit luftarak pa leje”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





