Transmetuar më 26-06-2014, 07:44

Soda e bukës është një produkt me shumë funksione, e cila shërben më së miri edhe për flokët me yndyrë. Soda mund të përdoret një herë në dhjetë ditë, në mënyrë që të zhdukni yndyrën e tyre, por pa dëmtuar flokët.

Vendosni një sasi të vogël pluhur sode në flokun e yndyrosur, veçanërisht në rrënjën e tij dhe lëreni për 15 minuta. Më tej krihini flokët mirë me krëhër. Floku do të duket shumë më i lirshëm dhe më i oksigjenuar.

Por për të parandaluar yndyrën në flokë bëni mirë të tregoni kujdes me ushqimet. Evitoni sa më shumë ato me yndyrë si mishi, sallami, të skuqurat etj. Favorizoni, frutat, perimet si dhe nënproduktet e qumështit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit