Transmetuar më 25-06-2014, 19:59

Ish mesfushori Holandës Kerkof, beson se Arjen Roben është më i mirë sesa Lionel Mesi.

Ylli i PSV Ajntohevenit dhe Holandës, vëllai i lojtarit tjetër të kombëtares dhe PSV-së, Rene van Kerkofit, ka shënuar tre gola, ndërsa kombëtarja e tij e mbylli në vend të parë, duke mposhtur Spanjën, Australinë dhe Kilin.

Kerkof beson se ajo që jep ylli i Bajernit të Mynihut në skuadrën e tij, është ajo që e bën më të mirin në botë:

“Ndeshja e parë kundër Kili nuk ishte e mirë, por në 20 minutat e fundit doli në pah ajo që Arjen Roben mund të bëjë. Ai është kokë e shpatulla mbi të tjerët. Ai është më i mirë se Mesi”.

Finalisti i Kupës së Botës 1978 thotë, se do të dëshironte që Holanda e tij të ndeshej me Brazilin në raundin tjetër dhe jo me Meksikën:

“Unë jam krenar për kombëtaren e Holandës. Do të kisha dashur që të ndesheshim me Brazilin.

Kemi mposhtur Spanjën dhe Kilin, kjo të bën të mendosh se je në mes më të fortëve. Por shumë shpejt do të ndeshemi me skuadra si Argjentina, Franca ose Gjermania”.

Megjithatë, Kerkof thotë se sido të jetë “Holanda është në gjendje të mirë, në një gjendje fituesi. Është një fazë e shkëlqyer, ndaj le ta shijojmë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit