Transmetuar më 25-06-2014, 19:10

Tashmë është zyrtare, Zinedin Zidane do të drejtojë skuadrën e dytë të Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm.

Një lëvizje e paralajmëruar para se të mbyllej sezoni, pasi presidenti Florentino Perez kishte rënë dakord me francezin, që ky i fundit të fitonte eksperiencë, për t’i paraprirë emërimit të 42-vjeçarit si trajner i Los Blankos, sigurisht pasi të përfundojë epoka Carlo Ancelotti.

Deri pak javë më parë Zizu ishte shumë pranë zyrtarizimit si trajneri i Bordeaux, skuadër më të cilën ka mërrëdhënie shumë të mira, ku ka dhënë kotribut për katër vite në fillimet e karrierës së tij.

Gjithçka ishte ok, deri në momentin kur klubi francez nuk iu përmbajt premtimeve për t’i garantuar trajnerit paratë e nevojshme për blerje cilësore.

Pas prishjes së marrëveshjes me Bordeaux, Zidane e bëri të qartë se nuk dëshironte të largohej nga Madridi, por Florentino Perez e kuptoi se dëshira e tij ishte të drejtonte një ekip si trajner i parë, ndaj i ofroi postin e trajnerit në akademinë e klubit mbretëror.

Një vendim strategjik i Perez, që sheh te Zidane kandidaturën për të mundshme për zëvendësimin e Carlo Ancellotit, kur italiani ti japë fund karrierës në kryeqytetin spanjoll.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit