Transmetuar më 26-06-2014, 13:14

Lushnjë, 26 qershor 2014, NOA.al- (Përditësuar) Në vijim të hetimeve lidhur me vdekjen e 42 vjeçarit nga Lushnja Taulant Daka, nga ana e policisë është bërë e mundur identifikim i autorit të vrasjes.

Nga ana e uniformave blu u bë i mundur dokumentimi ligjor i vrasjes së ndodhur dje rreth orës 17.30 ku u gjet i vdekur në një fushë sporti në fshatin Plug të Lushnjes 42 vjeçari.

Bazuar në hetimet intensive u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, si 54 vjeçarit nga fshati Plug i Lushnjes Kujtim Daka.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie, mes autorit dhe viktimës të cilët ishin kushërinj me njëri tjetrin.

54 vjeçari Daka akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”, pasi dyshohet se ka vrarë me mjete të forta viktimën Taulant Daka.

Masakrohet deri në vdekje një 42-vjeçar në Lushnjë/ Botuar 25 qershor 2014- 18: 53

Një person i pajetë është gjetur në Lushnje, në fshatin Plug. Viktima është identifikuar si Taulant Daka 42 vjeç, i cili është gjetur i vdekur nga banorët e zonës në një kanal.

Duke folur mbi shkaqet e vdekjes së Dakës, policia tha se dyshon për vrasje ndaj kanë nisur hetimet për përcaktimin e rrethanave që i kanë shkaktuar humbjen e jetës 42 vjeçarit.

Sipas të dhënave të policisë, 42-vjeçari është qëlluar me mjete të forta në kokë, goditje të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. "Viktima është vrarë me mjete të forta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit", tha nje hetues ne vendngjarje.

Kanë qenë persona të rastësishëm ata të cilët zbuluan viktimën të hedhur në një fushë sporti buzë rrugës periferike të Plugut, atje ku takohen tokat bujqësore të këtij fshati me Grabjanin.

Forcat policore dhe ekipi i hetimit kanë marrë në pyetje personat e ndodhur pranë vendit ku gjet viktima, si dhe gruan dhe ish-bashkëshorten prej së cilës ishte divorcuar, për të gjetur autorin e vrasjes.

Dy jane pistat në të cilat po hetohet krimi, për një konflikt pronësie dhe divorci.

42- vjecari ishte ndarë nga gruaja e parë me të cilën kishte tre vajza dhe aktualisht bashkëjetonte me një tjetër grua nga Plugu.

Policia lokale tha se shoqëroi në komisariat mbi 15 persona, mes tyre te dyja grate dhe familjaret, si dhe te afermit e viktimës./k.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit