Transmetuar më 25-06-2014, 14:10

Krujë, 25 qershor 2014, NOA.al- Rreth 2300 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa u zbulua dhe asgjësua nga policia në komunën e Niklës në Krujë.

Ditën e sotme u konstatuan nga shërbimet e policisë në terren në komunën Nikël, disa parcela të mbjella me bimë narkotike prej afro 2300 rrënjësh.

Parcelat me lëndën narkotike u gjetën tek kodrat e  fshatit Zezë, në anën veriore të liqenit të Vrionit u gjetën 350 rrënjë bimë; Në bregun lindor të këtij liqeni u gjetën 9 parcela dhe 2 sera me 1870 rrënjë; Në fshatin Vrion, në kufi me Tiranën u gjetën 50 rrënjë, Në fshatin Nojë u gjeten 30 rrënjë bimë narkotike.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në kultivimin e këtyre bimëve narkotike./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit