Transmetuar më 25-06-2014, 11:16

Milot, 25 qershor 2014, NOA.al- Një grabitje me armë ka ndodhur në “Rrugën e Kombit” në drejtim të qytetit Milot-Kurbin.

Tre persona të maskuar, dy prej tyre të armatosur nën kërcënimin e armëve të zjarrit, rreth orës 05.00 të mëngjesit i kanë vjedhur mjetin benz me targë AA 008 FN dhe 10 mijë lekë të reja, 53 vjeçarit F. Gj., banues në Tiranë, ku mjeti më pas është gjetur i braktisur në superstradën Laç-Lezhë, tek degëzimi i fshatit Shullaz.

Lidhur me këtë ngjarje po punohet intensivisht per identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Vjedhjes me armë e kryer në bashkepunim”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit