
Gjirokastër, 25 qershor 2014, NOA.al- Një arsenal armësh të rënda është gjetur në afërsi të lumit Drino në Gjirokastër.
Armët u gjetën të fshehura pranë varrezave publike dhe një pjesë pranë lumit Drino.
Në mesin e armëve janë gjetur, predha, murtaja, ekspoziv thërmues, etj. Dyshimet e para të policisë janë se këto armë janë hedhur nga “grupi i zjarrit” në Lazarat, armë me të cilat mendohet të jetë qëlluar mbi policinë gjatë rezistencës për të penguar uniformat blu për të hyrë në fshatin Lazarat.
Dyshohet se armët janë fshehur nga një grup personash, eksponentë kriminalë, të cilët mundën të dalin nga fshati Lazarat pa rënë në duart e policisë.
Operacioni i policisë për zbulimin e armëve vijon ende, pasi mendohet që një pjesë e armatimit është hedhur në shtratin e lumit Drino./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





