Transmetuar më 25-06-2014, 10:06

Vlorë, 25 qershor 2014, NOA.al- Efektivët e policisë së Vlorës në kuadër të aksionit kundër kultivimit të bimëve narkotike, kanë zbuluar 430 rrënjë.

Nga efektivat e seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë është bërë e mundur që në fshatin Lapardha dhe pikërisht në vendin e quajtur “Përroi i Harmulës” të zbulohen të kulitvuara 430 rrënjë bime narkotike kanabis sativa të cilat ishin të kultivuara në 4 parcela me lartësi deri në 1.5 metër.

Lidhur me këtë rast u bë dokumentimi i plotë ligjor dhe asgjesimi me djegie i lëndës narkotike, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin  dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit