Transmetuar më 24-06-2014, 18:31

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 25 qershor 2014, që ju sjell Noa.al. Gjysma e parë e ditës nuk do të jetë e mirë për marrëdhëniet shoqërore. Emocionet mund të kapërcejnë normalen, duke iu penguar që të shprehni mendimet tuaja lirisht. Do të ketë shenja të hipokrizisë dhe shqetësimit gjatë gjithë ditës, të cilat mund të krijojnë keqkuptime. Mos harroni të tregoheni më shumë të përegjegjshëm në mbrëmje.

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje mund të shfaqen dembel në orët e mëngjesit, kështu që nuk mund të përballen me tekat e dikujt tjetër. Qëndroni larg nga blerjet, pasi prishja e parave nuk do të trajtohet me mençuri. Veçanërisht femrat e kësaj shenje duhet të mendohen dy herë para se të blejnë veshje, aksesorë etj.

Demi

Në mëngjes të lindurit e kësaj shenje do të zgjidhin me lehtësi disa probleme të vogla. Do të keni kontakte me të afërmit tuaj dhe do të bisedoni me ta. Lidhur me marrëdhëniet në korrespodencë, këshillohet të tregohet diplomaci. Në gjysmën e dytë të ditës ju duhet të përqëndroheni në qëllimet strategjike.

Binjakët

Mendohuni dy herë para se të veproni. Thyerja e rregullave dhe mos ndjekja e udhëzimeve do të ketë pasoja të rënda për binjakët. Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm në shpenzimin e parave, por të mendoni vetëm për gjëra të domosdoshme.

Gaforrja

Mosmarrëveshjet mund të prishin harmoninë që në mëngjes. Mund të shfaqeni nervoz, të bezdisshëm dhe llafazanë, duke mos ditur ku të ndaleni. Një gjë e vogël do të qëndrojë mes jush dhe dikujt tjetër, duke shkaktuar debate.

Luani

Mëngjesi i kësaj dite mund të karakterizohet nga një nxitim i pakuptueshëm për informacion, udhëtime apo fotografi. Si pasojë e këtij nxitimi do të keni disa humbje parash ose sendesh me vlerë. Mosmarrëveshjet e parëndësishme mund të kthehen në një konflikt të vërtetë.

Virgjëresha

Virgjëresaht nuk do të tregojnë aspak vëmenndje ndaj shqetësimeve të vogla, sidomos nëse ato do të jenë me fëmijët. Gjysma e dytë e ditës do t’iu japë impuls shqetësimeve dhe mospërputhjeve me një mik, punëtor, koleg ose të afërm.

Peshorja

Të lindurit e kësaj shenje do të bëjnë një hap përpara dhe dy të tjerë mbrapa gjatë kësaj dite. Mund të keni probleme me një sasi parash apo një dokument. Fëmija juaj, nëse keni, do t’iu krijojë jo pak bezdi sot.

Akrepi

Orët e mëngjesit janë të përshtatshme për ruajtjen e kontakteve dhe korrespodencave. Pjesa tjetër e ditës do të jetë e mbushur me pengesa të mëdha dhe kufizime me të cilat duhet të përballeni.

Shigjetari

Nëse gjithmonë jeni karakterizuar nga lumturia, sot do të ndiheni të vetmuar dhe të harruar. Gjatë gjithë ditës do të keni probleme në lidhjen intime. Mund të ndodh që të keni edhe probleme të karakterit teknik në punë, të clat do t’iu shqetësojnë jo pak.

Bricjapi

Fjalët tuaja vështirë të bindin bashkëbiseduesit tuaj. Ndoshta ju nuk do ti shprehni mirë mendimet tuaja, duke shfaqur lodhje dhe nervozizëm. Këshillohet që të qëndroni larg kontakteve të reja, por duke konsoliduar ato aktuale.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje mund ta kalojnë pjesën më të madhe të ditës, duke u kujdesur për shëndetin e tyre. Megjithatë një pjesë e mirë e tyre do të shfaqen të pafuqishëm përballë rrethanave që do të përcaktojnë rrjedhën e ngjarjeve.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do të karakterizoheni nga një ndjenjë pavarësie. Nëse do të keni një qëllim të mirëpërcaktuar, bëni mirë të mos devijoni dhe mos të çorientoheni. Rrezikoni që të tërhiqeni nga planet e dikujt tjetër./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit