Transmetuar më 24-06-2014, 18:08

Shishe birre në vend të biberonit me qumësht, për një fëmijë kinez i cili është vetëm 2 vjeç. Vogëlushi Cheng Cheng, sipas mjekëve për shkak të varësisë nga alkooli mund të quhet i alkoolizuar.
Ai shfaq simptoma të varësisë, me dridhje, acarim dhe dëmtime në tru, në fazën kur nuk ka pirë alkool.
Prindërit e të voglit po hetohen nga policia pas publikimit të disa fotografive ku Cheng Cheng shfaqet duke pirë një shishe birrë.
Nga ana e tyre prindërit janë shprehur se vogëlushi ankohet dhe qan nëse nuk pi, duke thënë se, “Sytë e tij janë gjithnjë mbi shishet e alkoolit”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





