Transmetuar më 24-06-2014, 16:08
Kanabis sativa e zbuluar

Shkodër, 24 qershor 2014, NOA.al- Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe asgjësuar gjatë ditës së sotme 77 parcela të kultivuara me bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Bima është gjetur në fshatin Mazrrek, Komuna Gur i Zi, (990 rrënjë) dhe në fshatin Shpor, Komuna Gur i Zi, (1200 rrënjë). Policia bën të ditur se janë asgjësuar dhe 100 kubikë në të cilat ishte kultivuar kanabis sativa.

Pra, në total rreth 2100 rrënjë të kësaj bime narkotike. Blutë e Shkodrës konfirmojnë se po punohet për identifikimin e personave që kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronar./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit