Transmetuar më 24-06-2014, 10:59

Ata janë një prej çifteve më të diskutuar në botën e showbiz, për shkak të lidhjes së tyre disa vjeçare dhe për shkak të ulje- ngritjeve të shumta.

Këngëtari kanadez Justin Bieber dhe e dashura e tij këngëtare Selena Gomez, janë fotografuar të kapur për krahu duke dalë nga një kinema, çka çoi në konfirmimin për bashkimin e çiftit.

Miq të afërm të çiftit kanë konfirmuar se ata nuk arrijnë dot që të rrinë larg njëri tjetrit dhe pavarësisht grindjeve të shpeshta, kthehen gjithmonë bashkë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit