Transmetuar më 24-06-2014, 08:54

Ringly është unaza e re inteligjente e cila do ti ndihmojë femrat që të mos humbin sms, email dhe telefonata.

Ringly falë teknologjisë bluetooth, mund të lidhet me smartphone dhe është në gjendje që të lajmërojë për njoftime të ndryshme nëpërmjet dridhjeve dhe pesë ngjyrave.

Krijuesit e kësaj pajisje teknologjike në Brooklyn, New York, e kanë vlerësuar unazën për 145 dollarë dhe pritet që të dalë në shitje gjatë vjeshtës.

Christina Mercando, një ndër krijueset e saj shpjegoi se ideja erdhi duke menduar për një problem të zakonshëm për shumë femra, pasi celulari futet në çantë dhe mund të humben shumë mesazhe, telefonata dhe email të rëndësishme./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit