Transmetuar më 24-06-2014, 07:48

Kastravecët janë të pasur me ujë, dhe për këtë arsye cilësohen si freskues dhe pastrues për organizmin.

Në saj të vetive të tyre, kastravecët i bëjnë shumë mirë veshkave, dhe mbi të gjitha kanë pak kalori, duke u përdorur shpesh herë në dietat dobësuese.

Kastraveci përmban vitaminë A, vitaminë B dhe C, është i pasur me potas, hekur, kalcium dhe jod.

Ngrënia e tij ndihmon veshkat për të eleminuar toksinat, mposht aciditetin si dhe përmirëson aktivitetin e mëlçisë dhe pankreasit.

Të parët tanë e kanë përdorur edhe për pastrimin nga parazitët të aparatit tretës si dhe për uljen e temperaturës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit