
Ky është horoskopi për ditën e martë, 24 qershor 2014 që NOA.al sjell për ju. Mëngjesi i kësaj dite do të jetë stresues. Rrethanat mund të ndryshojnë në mënyrë të papritur dhe kjo do të ketë impakt në gjendjen tuaj emocionale. Kujdes me marrjen e vendimeve të rëndësishme.
Dashi
Është ditë bisedimesh konstruktive. Ju mund të ftoheni në një mbledhje pune apo familjare. Nëse keni ide apo mendime për të shprehur, sigurohuni më parë se e njihni mirë ambientin dhe personat që ju rrethojnë dhe se jeni të sigurt që të tjerët do të kuptojnë këndvështrimin tuaj mbi çështjet.
Demi
Cilësitë më të mira për ju gjatë kësaj dite do të jenë vendosmëria, aftësia socializuese dhe kapja “në ajër” e situatave. Pozicioni juaj financiar, personaliteti dhe autoriteti do të varet nga komunikimi me të tjerët dhe aftësitë për të rritur vetëbesimin.
Binjakët
Balanca juaj e brendshme nuk mund të përcaktohet aspak si e qëndrueshme. As gjendja juaj mendore nuk do të jetë e aftë të ruajë qetësinë dhe harmoninë sot. Mund të përjetoni shqetësime të vazhdueshme, të shkaktuara nga marrëdhënia seksuale e çrregullt, vaktet e pakënaqshme ose nevoja për punë.
Gaforrja
Do të keni dëshirë të papërmbajtur për të folur dhe komunikuar sot. Gjatë gjithë ditës do të doni të keni pranë dikoi cili do t’ju dëgjojë dhe mbështesë ju. Nëse nuk doni që t’ju akuzojnë për egoistë, dëgjoni dhe këshillat e të tjerëve.
Luani
Është ditë e mirë për mbledhje, punë nën zyrë, instruksione, raporte, urdhra etj. Mund të shkoni në një udhëtim të shkurtër pune. Nëse nuk keni një asistent personal në zyrë, sot duhet ta kryeni ju atë funksion.
Virgjëresha
Dy mendime janë më mirë se një. Do të diskutoni me disa persona për disa problemet tuaja, duke dashur të siguroheni se do të merrni vendimet e duhura për të ardhmen. Një mik mund t’ju japë një këshillë të vlefshme që do t’ju orientojë në rrugën e duhur.
Peshorja
Sot do të zhvilloni aktivitetet tuaja në zyrë dhe në shtëpi. Në të dyja vendet do të duhet të jeni të përqendruara dhe të ushtroni kontroll, socializim dhe vendosmëri. Rrethanat mund t’ju kushtëzojnë në veprimet që doni të ndërmerrni. Nëse shikoni se dikush është duke ndërhyrë në punët tuaja, tregojini vendin.
Akrepi
Nuk do të mund të veproni pa pasur një bazë të fortë të njohurive dhe pa qenë elokuentë. Nëse do të mund të arrini suksesin, ai do të jetë i mbështetur fuqishëm nga eprorët tuaj.
Shigjetari
Këshillohet që të planifikoni financat tuaja në mënyrë urgjente dhe të përmbaheni nga rrethanat, duke pos u ndikuar nga ato. Mos u zhgënjeni dhe mos e lini situatën t’ju ikë nga duart, nëse bëni disa gabime të njëpasnjëshme. Nuk këshillohet të kryeni transaksione.
Bricjapi
Partnerët mund t’ju ftojnë në një tavolinë negocimesh dhe bisedash. Shumë persona do të duan të bashkëpunojnë me ju sot. Bëni mirë të merrni parasysh edhe ngjarjet e së kaluarës, të mendoheni dhe më pas të vendosni me profesionalizëm duke u bazuar tek rrethanat e paraqitura.
Ujori
Mos mendoni shumë për probleme apo persona, pasi me vështirësi do të arrini të ndieni kënaqësi. Duhet të kujdeseni për një person, i cili do të dijë më së mirë t’jua shpërblejë. Mos harroni fuqinë e fjalës dhe mos e shpërdoroni atë.
Peshqit
Mendimet tuaja do të jenë të përqendruara tek e ardhmja, por gjatë kësaj dite bëni mirë të përqendroheni në të tashmen dhe t’i lini pas “fluturimet” në kohë. Shikoni se çfarë mudn të bëni për të rregulluar aktualitetin tuaj dhe gjendjen financiare./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





