Transmetuar më 23-06-2014, 18:54

Vlorë, 23 qershor 2014, NOA.al- Inspektorati i Lartë  Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka prishur gjatë ditës së sotme 18 objekte në qytetin e Vlorës, në ditën e pestë të aksionit të tij për lirimin e hapësirave.

Ky aksion është ndërmarrë në zbatim të projektit për zgjerimin e Rrugës Skelë-Uji i Ftohtë, në qytetin bregdetar. Sot janë prishur 4 ndërtesa trekatëshe, 1 ndërtesë dykatëshe dhe 13 ndërtesa njëkatëshe.

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar njofton se po punon intensivisht, me disa mjete të rënda që të përmbyllë aksionin, gjatë të cilit u ndoqën me përpikmëri të gjitha procedurat e parashikuara në të tilla raste. INUK është i vendosur të zbatojë ligjin për realizimin e projekteve me rëndësi kombëtare./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit