Transmetuar më 23-06-2014, 16:56

Përgjithësisht, kur jemi në kafe, në shkollë, në ambiente pune apo edhe në shtëpi, na ndodh të jemi në dyshime nëse personi apo personat që kemi përballë na dëgjojnë apo jo atë që ne jemi duke u komunikuar dhe a janë të përqendruar tek ne apo mendja po ju “fluturon” diku tjetër.

Për të kuptuar nëse personi që keni përballë është i fokusuar tek ju dhe e ka mendjen, apo është krejt e kundërta, po ju paraqesim më poshtë disa shenja që tregojnë shpërqendrimin dhe rrjedhimisht, mospasjen e vëmendjes së bashkëbiseduesit.

Shikimi është i fiksuar diku dhe koka nuk lëviz.

Buzëqeshja është shumë e ekzagjeruar dhe e tejzgjatur.

Ndërkohë që ju flisni, personi luan me duart. Kjo tregon padurim dhe dëshirë për të qenë diku tjertër, jo me ju.

Trupi i bashkëbiseduesit nuk është i drejtuar përballë jush.

Nuk qëndron në një vend, por bën lëvizje të këmbëve ose lëviz nga vendi ku është ulur.

Këmbët e bashkëbiseduesit janë të drejtuara nga dera. Mezi pret që të largohet.

Nuk i ndjek gjestet që ju bëni, por rri vetëm në një pozicion duke bërë sikur ju dëgjon./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit