
Durrës, 23 qershor 2014, NOA.al- Një grua nga Durrësi ka denoncuar në polici dy adoleshentë, nën dyshimin se ata po i mësonin drogën djalit të saj.
B.D., 15 vjeç dhe N.L., 17 vjeç u ndaluan nga policia e qytetit bregdetar, pasi një grua e moshës 35 vjeçare denoncoi se të sipërpërmendurit kanë nxitur e detyruar djalin e saj 11 vjeçar, që të përdorë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se gruaja mësoi gjithçka pasi kur djali mbërriti në shtëpi binte erë dhe nisi të vjellë.
Përballë pyetjeve të nënës, i mituri tregoi se dy djemtë më të mëdhenj se ai në moshë e kishin detyruar që të pinte cigaren e hashashit.
Gjatë shoqërimit në polici ata deklaruan se i kishin dhënë me shaka të pinte një cigare duke mohuar praninë e kanabisit brenda saj.
Në ngarkim të të rinjve materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Nxitje për përdorim të drogës, e kryer në bashkëpunim”./k.k/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





