
Lionel Messi nuk ka asnjë arsye për të luajtur nën presion. Numri 10 i Argjentinës heq nga vetja një tjetër barrë që e ka kushtëzuar jo pak gjatë kohëve të fundit në fushën e blertë.
Ai ka arritur marrëveshjen me organet fiskale spanjolle tek të cilat do të derdhë 32.9 milionë Euro në disa këste. Muaj më parë, Messi u akuzua për shmangie të taksave në Spanjë, duke rrezikuar një skendal të përmasave të mëdha.
Fillimisht ai dyshohej për evazion me 4.1 mln Euro për të drejtat e imazhit, duke i arkëtuar të ardhurat e tij në vendet me lehtësi të mëdha fiskale.
Falë marrëveshjes me organet tatimore në Spanjë, Messi eviton përgjegjësinë penale, duke i shpëtuar prangave. Javët e fundit, numri 10 i Argjentinës nënshkroi një kontratë faraonike me Barcelonën ku do të qëndrojë deri në vitin 2018.
Ai do të përfitojë rreth 20 milionë Euro në sezon duke u bërë lojtari më i paguar në planet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





