
Nuk e kishte pranuar asnjëherë lindjen e një fëmije femër, kështu që një burrë indian i cili merrej me biznes, mbyti gruan dhe e hodhi kufomën e saj nga dritarja dhe më tej mbyti vajzën tre vjeçare të tyre, duke dashur të fshehë krimin.
Ajit Kumar, ishte i dëshpëruar pasi gjykatësi i kishte dhënë një vit kohë për të reflektuar para divorcit.
Ai u arrestua bashkë me nënën dhe vëllanë e tij, nën akuzat se kishin keqtrajtuar gruan e ndjerë për çështjen e pajës. Gjithë ngjarja u zbulua pasi Kumar telefonoi policinë duke thënë se kur ishte kthyer në shtëpi kishte gjetur të vdekura gruan Shalini dhe vajzën Vanshika, duke thënë se persona të panjohur i kishin vrarë.
Gjatë hetimeve të policisë në qafën e viktimave u pikasën shenja mbytje, duke bërë që Kumar të rrëfehet.
Nga hetimet e policisë rezultoi se Shalini kishte pësuar tortura rregullisht pasi kishte sjellë në jetë vajzë dhe jo djalë, por edhe prej faktit se paja e sjellë nuk ishte e mjaftueshme./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





