Transmetuar më 23-06-2014, 12:10

Elbasan, 23 qershor 2014, NOA.al- Një 29 vjeçar përfundoi në prangat e policisë, pasi iu gjet me vete kanabis dhe heroinë.
Leonidha Tafa me banim në fshatin Cërujë të Gramshit u arrestua, pasi gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 20 doza lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kanabis sativa, si dhe 31 fara të dyshuara për fara të bimës narkotike të llojit kanabis sativa.
Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





